Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndalohet furgoni me targa serbe, kapen fishekzjarre në vlerë afro 15 mijë euro

Gazeta10
01 November 2023 - 20:30

Policia e Kosovës ka identifikuar një automjet transportues furgon, me targa serbe, i cili ishte duke lëvizur përmes rrugëve ilegale nga fshati Renatoc-Preshevë në drejtim të fshatit Inatoc-Gjilan.

Gjatë kontrollit të automjetit, të cilin e drejtonte personi me inicialet I.S., kishte të ngarkuar 115 pako me peshë totale 1.457 kilogramë mjete piroteknike fishekzjarrë, në vlerë sipas tregut afro 15.000 euro, njofton policia.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli së bashku me automjetin dërgohen në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, njoftoi policia.

Njoftimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.