Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Thuaje një vepër të Kurtit po ska – Matoshi duke bërtitur, Gashi: ‘Je shurdhu, mos bërtit’

Gazeta10
01 November 2023 - 21:06

Në emisionin “Politiko”, me gazetarin Kushtrim Sadiku, duke debatuar rreth protestës së sotme të njësisë për reagim të shpejtë (FIT), analisti Blerim Gashi ka thënë se reagimi i qeverisë ishte i duhur por që puna duhet të vazhdojë me kujdes sepse është sensitive.

Gashi tutje tha që në Kosovë sindikalistët mund edhe të instrumentalizohen dhe të protestojnë.

Pas kësaj deklarate  të Gashit ka reaguar ashpër Matoshi duke e pyetur Gashin se ku kanë shkuar 8 miliardë euro nga 3 buxheta.

“Kush ka mbet, thuma një sektor që ka mbet pa greva, ku kanë shkuar 8 miliardë euro buxhet për tri vite thuma veq një vepër të Kurtit dhe unë ta jap dorë”, tha Matoshi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.