
Kryetari i komunës së Leposaviqit ka nënshkruar sot vendimin që ia mundëson shfrytëzimin e hapësirave të komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës së Prodhimit të Dokumenteve.
Hetemi e ka nënshkruar marrëveshjen bashkë me shefin e ARC-së, Blerim Camaj. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ishin të pranishëm dy ministrat e Qeverisë Kurti, Xhelal Sveçla edhe Elbert Krasniqi .
“Sot prita në takim në Komunën e Leposaviqit Ministrin e Adminstrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, Ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Agjencionit të Regjistrimit Civil Blerim Camaj.
Me qëllim të lehtësimit të ofrimit të shërbimeve për qytetarët tanë, kam nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me z. Blerim Camaj, përmes së cilës ofrojmë hapësira të objektit të Komunës për zyrtarët e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrës së Prodhimit të Dokumenteve.
Duke pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për këto shërbime, do të punojmë maksimalisht që ato të fillojnë të ofrohen sa më parë të jetë e mundshme” shkruan Hetemi në rrjetin social Facebook.