Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shefi i BIA-s, pro-rusi Vulin jep dorëheqje nga posti

Gazeta10
03 November 2023 - 15:21

Drejtori i Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin ka njoftuar sot se po dorëzon dorëheqje të parevokueshme nga ajo pozitë.

Vulin në një deklaratë me shkrim ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkim Evropian po kërkojnë kokën e tij si parakusht për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë, kanë raportuar mediet në Serbi.

“Unë nuk do ta lejoj veten të jem shkak i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë. Prandaj po paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, theksoi Vulin.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Serbia po përballen me shantazhe dhe kërcënime. Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të mos jemi vend dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, ka potencuar tutje në letrën e dorëheqjes së tij.

Vulin njihet si zyrtar i shtetit serb i lidhur me forcat pro-ruse dhe është i sanksionuar nga SHBA-ja.

Ndryshe, Vulin dhe Vuçiq u akuzuan se qëndronin mbrapa sulmit terrorist që ndodhi më 25 shtator në veri të Kosovës, kjo sipas avokatit nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, i cili pati thënë se nuk ka asnjë dyshim se këta të dy ishin organizatorët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.