Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Araujo me kontratë të re te Barça

Gazeta10
06 November 2023 - 17:56

Mbrojtësi Ronald Araujo pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me Barcelonën, ka raportuar “Mundo Deportivo” të hënën.

Bëhet e ditur se palët pothuajse kanë arritur marrëveshjen, e cila do të bëhet zyrtare brenda këtij muaji. Paraqitjet e mira të Araujos, kanë bërë që Barcelona t’ia ofrojë kontratën e re 24-vjeçarit.

Kontrata aktuale i skadon në vitin 2026, ndërsa me kontratën e re, Araujo do të jetë pjesë e Barcelonës deri në verën e vitit 2029.

Araujo prej vitit 2020 është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës dhe këtë edicion ka treguar paraqitje të mira. Në 9 ndeshje të luajtura deri më tani në të gjitha garat, Araujo ka shënuar edhe 1 gol.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.