Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Shkëlqeu me gol e asistim, Ibrahimovic në formacionin e javës në Serie A

Gazeta10
07 November 2023 - 14:27

Ka përfunduar xhiro e 11-të në elitën e futbollit italian Serie A ku nuk kanë munguar ndeshjet spektakolare dhe befasitë.

Milani u mposht në shtëpi nga Udinese duke qenë befasia e javës, derisa humbje pësuan nga pjesa e epërme e tabelës edhe Lazio dhe Fiorentina.

Interi e Juventusi vazhduan me fitore, derisa Roma mposhti Leccen me përmbysje të çmendur.

Në formacionin e javës vend ka zënë edhe talenti i madh nga Kosova, Arijon Ibrahimovic që shkëlqeu në fitoren e Frosinones 2-1 ndaj Empolit me një asistim dhe një gol të shënuar.

Ibrahimovic ka marrë notë 8,3 e cila ishte e katërta më e larta nga formacioni i javës në Serie A.

Për 17-vjeçarin kjo ishte hera e parë që përfshihet në formacionin e javës në Serie A në ndeshjen e tij të parë si titullar.

Gjithsesi vend në formacionin e javës kanë zënë edhe Consigli në portë, Tameze, Gatti e Calafiori në mbrojtje, derisa në mesfushë janë Nico Gonzalez, Vlasic, Hakan Calhanoglu e Olivera.

Ndërkohë në repartin ofensivë së bashku me prizrenasin janë edhe Colombo dhe Mateo Politano. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.