Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Selmanaj: Kurti vendos se çfarë flet presidentja Osmani

Gazeta10
07 September 2022 - 1:16

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, nuk ka arritur të dal nga petku i Vetëvendosjes.

“Presidentja duhet të shkëputet nga Albin Kurti, kjo do të ishte e mirë për vendin, në kuptimin e mendimit politik dhe të agjendës së Albin Kurtit. Fatkeqësisht presidentja është spektatore e proceseve dhe e fundit që reagon për çështje të ndryshme”, ka deklaruar Selmanaj në RTK.

Sipas tij, presidentja zakonisht reagon kur çështjet marrin epilog ose kur qëndrimi i saj më nuk ka vlerë.

Selmanaj ka thënë se Albin Kurti është ai që vendos se çfarë flet presidentja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.