
Ambasadori Hovenier në konferencën e thirrur për medie tha se për këtë marrëveshje nuk ka asgjë sekrete.
Kjo pasi sipas tij,të tillat bëhen në fshehtësi derisa ka potencuar se për këto publiku do të njoftohet me kohë.
Hovenier theksoj se Kurti e ka pranuar këtë draft.
“Nuk ka asgjë sekrete sepse dokumentet e ndjeshme janë të bëra në fshehtësi sepse kjo mundëson marrëveshje dhe gjuhë të përbashkët, ka kohë kur publiku njoftohet. Në një kohë të përshtatshme publiku mund ta shohë. Në ‘deadline’, nëse e lexoni deklaratën e vendeve të BE-së, Franca, Gjermania dhe Italia, përdorin gjuhë urgjente, pra ka një urgjencë, nuk ka arsye pse nuk duhet Qeveria të vazhdojë tutje me këtë draft. Kryeministri e ka pranuar”, ka thënë ai.