Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti flet për Thaçin e Vuçiqin në Paris, i quan liderë autoritarë që flisnin për shtetet si për prona private

Gazeta10
11 November 2023 - 11:10

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Paqes ka mbajtur një diskutim mbi temën “krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ku foli për rreziqet të cilat i kanosen Kosovës.

Kurti, gjatë këtij diskutimi përmendi agresionin e Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, për të cilin agresion Kurti tha se grupi terrorist ka dashur të shkaktojë përshkallëzim të një përmase më të madhe dhe t’i krijohet ushtrisë serbe një pretekst që të hyjë në Kosovë.

Ai ka folur sërish për idenë e ndryshimit të kufijve duke thënë se ndonëse si plan ka dështuar, si ide ende është gjallë te udhëheqësit e Serbisë.

“Beogradi ka qenë jo fort i lumtur me shpërbërjen e Jugosllavisë që vetë e ka shkaktuar. Tani jetojmë në një epokë ku ky projekti i këmbimeve të tokave dhe territoreve ka dështuar, por besoj që ideja ende s’ka vdekur. Dhe e shoh shumë shpesh kudo që takohem dhe dëgjoj presidentin e Serbisë që flet publikisht apo angazhohet në diskutime në dialog në Bruksel sepse kjo fantazia mund të mos jetë reale në kuptimin e realitetit faktik, por që e kushtëzon të menduarit, sjelljen apo veprimtarinë e palëve.  Njerëzit që kanë parë ëndrra për shumë vite për ndarjen e Kosovës e këmbimin e ndryshimin e kufijve është shumë e vështirë për ta që të braktisin këtë nostalgji e trishtim dhe të angazhohen në zgjidhje që do të ishin demokratike e europiane”, ka thënë Kurti.

Ai këtu ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi si përkrahës të kësaj ideje, derisa e ka quajtur edhe lider autoritar.

“Ka pasë homolog edhe në Kosovë nga një prej paraardhësve të mi, sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë, korrigjim i shpejtë midis liderëve autoritarë që flasin për popullin si familjet e tyre dhe shtetet si prona private”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.