
Ish Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar sot Kushtetutën e Kaçanikut, duke thënë se ka vendosur gurthemelet e Kosovës, raporton Gazeta10.
Tutje, Hoti ka thënë se është përherë mirënjohës ndaj atyre burrave dhe grave.
Këtu keni postimin e plotë:
“Më 7 shtator 1990, delegatët e Kuvendit të Kosovës e miratuan Kushtetutën e Kaçanikut dhe vunë themelet e para të shtetësisë së Kosovës, e cila vlerësohet gurthemel shumë i rëndësishëm në përpjekjet tona për të krijuar shtetin e pavarur dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Përherë mirënjohës ndaj atyre burrave dhe grave”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10