
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis do të takohet sot me Walter Mazzarrin teksa ai kërkon zëvendësuesin e duhur për Rudi Garcia.
Gianluca Di Marzio detajon se si presidenti i Napolit i ofroi një kontratë shtatëmujore dje Igor Tudor, i cili ra dakord të merrte rolin pas vendimit për të shkarkuar Garcian, .
Trajneri francez tashmë është rikthyer në Nice për të qenë me partneren dhe vajzën e tyre.
De Laurentiis nuk ka marrë ende një vendim, megjithatë, dhe do të takohet me Mazzarrin sot për të diskutuar idenë e rikthimit të trajerit italian, i cili do të ishte i gatshëm të nënshkruante deri në fund të sezonit pa asnjë klauzolë zgjatjeje kontrate, raporton Gazeta10.
Mazzarri më parë kaloi katër vjet me Napolin nga tetori 2009 deri në maj 2013, duke mbikëqyrur 182 ndeshje. Ai fitoi një Coppa Italia në kryeqytetin Campania në sezonin 2011-12.
Tudor është ende në pritje të një përgjigje nga De Laurentiis, i cili duket se është tunduar nga ideja për të rikthyer trajnerin italian. /GAZETA10/