Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Grabitje me armë në një pompë në Lipjan

Gazeta10
15 November 2023 - 9:29

Është grabitur me armë një pompë derivatesh në Banullë të Lipjanit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:26.Dy punëtorë të pompës kanë raportuar në polici se, derisa ishin duke punuar, dy të dyshuar nën kërcënim të armës kanë grabitur 500 euro nga pompa.

Të njëjtit janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia bën të ditur se nuk ka të lënduar nga ky rast. Njësitet relevante po merren me hetimet e nevojshme.

“Fsh.Banullë, Lipjan 14.11.2023-02:26. Dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë në një pompë të derivateve, kanë raportuar se, derisa kanë qenë duke punuar, dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës u kanë grabitur 500 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.