
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë ditës së djeshme ka udhëtuar për në Portugali.
Ajo sot ka zhvilluar takim me homologun e saj portugez, Marcelo Rebelo de Sousa.
Përmes një postimi Facebook, Osmani ka thënë se Portugalia është një shtet miqësor, me të cilin sipas saj, na afron angazhimi i përbashkët në disa aspekte.
“Në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ishte kënaqësi të takoj sërish Presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa. Një shtet jashtëzakonisht miqësor me të cilin na afron angazhimi i përbashkët për paqe, stabilitet dhe progres të vazhdueshëm”, shkroi ajo.
Osmani do të takohet edhe me kryeministrin e Portugalisë, António Costa.