
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar një projekt për parkun e Gërmisë, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se do të shenjëzohen dhe definohen shtigjet në rajonin e Gërmisë e Gollakut.
Tutje, ai ka njoftuar se ky projekt do të implementohet së bashku me Klubin Alpin Prishtina.
Ai ka thënë se një nga shtingjet do ta mbaj emrin e sportistit Artan Venhari.
Këtu keni postimin e plotë:
“Mëngjesin e filluam herët sot në Gërminë e bukur të Kryeqytetit.
Do të shenjëzohen dhe definohen shtigjet në rajonin e Gërmisë e Gollakut. Ky projekt do të implementohet së bashku me Klubi Alpin Prishtina, me të cilët sot nënshkruam Marrëveshjen e Mirëkuptimit.
Në nder të sportistit Artan Venhari, njëri nga shtigjet do të marrë emrin e tij. Kjo u bë pikërisht në 3 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, datë të cilën simbolikisht e shënuam me një vrap përkujtimor”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10