
Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës cilësia e ujit në Liqenin e Badocit është përmirësuar ndonëse sipas tyre ende nuk mund të pihet pasi që pritet shumë shpejt të ulen vlerat e Manganit në rrjet.
Përmes një njoftimi për media thuhet se nga analizat e fundit laboratorike tregojnë se gjendja në liqen është qetësuar, cilësia e ujit është përmirësuar dhe pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e Manganit në rrjet, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu.