Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu-Shoshi: Shtet i sadakasë, me këtë buxhet shkelet e drejta e qytetarëve

Gazeta10
17 November 2023 - 9:00

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar pas miratimit të projektbuxhetit për vitit 2024.

Ajo ka bërë me dije se është buxhet i sadakasë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu-Shoshi ajo ka shkruar se me këtë buxhet shkelet e drejta e qytetarëve për jetë të dinjitetshme

“Shtet i sadakasë! Ja kemi mësy Evropës me fjalë boshe e propagandë, por pa investime kapitale, pa paga të dinjitetshme e duke përbuzë çdo kategori që kërkon të drejtën që i takon. Përbesë gabim i rëndë sepse as rajoni nuk na pranon me këtë kapacitet të planifikimit, e kjo qeveri nuk ka vizion për zhvillim ekonomik e lëremë plan konkret. Me këtë buxhet shkelet e drejta e qytetarëve për jetë të dinjitetshme. ‘Kjo qeveri me këtë kryeministër e këta ministra edhe kur flasin për buxhetin edhe kur e shpenzojnë atë nuk flasin si për një pasuri të shtetit që ju përket qytetarëve e këta e menaxhojnë përkohësisht por flasin si për një punë të tyre që të gjithë qytetarët e kosovës i kthen në sherbëtor, argat ose klient’ si me fol Albini…Gjithkah mundemi me vazhdu kështu, veç në Evropë JO!”, ka shkruar Musliu-Shoshi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.