Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbi 100 franga shitet një biletë në tregun e zi për ndeshjen Zvicër-Kosovë

Gazeta10
18 November 2023 - 16:00

Tashmë tifozët shqiptarë kanë nisur të grumbullohen para stadiumit Sant Jakob Park, aty ku sonte do të luhet ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës.

Interesimi për këtë ndeshje është shumë i madh nga shqiptarët, shumë nga ta akoma janë duke kërkuar bileta, të cilat në tregun e zi kalojnë çmimin 100 franga.

“Po, kam bileta. Kushton 110 frangë”, i tha RTKLive një shitëse bileta në tregun e zi. Madje, ka edhe bileta që çmimi i tyre shkon edhe me larg.

Ndeshja Zvicër-Kosovë fillon në orën 20:45.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.