Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Deklaratë e çuditshme nga Gliha: Pikën e fituam për shkak të Qeqa Krelanit!

Gazeta10
19 November 2023 - 8:02

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha ka folur me tone të larta pas barazimit 1-1 ndaj Zvicrës dhe “shuarjes” së ëndrrës së “dardanëve” për kualifikimin në Evropian.

Duke folur për emisionin “Dardanët” në SuperSport, Gliha foli me ironi për kritikët e tij dhe personat që sipas tij duan të vendosin se kush duhet të luajë.

Ndërsa më tej, Gliha deklaroi se Edon Zhegrova nuk do që të luajë me Kosovën, ndaj sipas teknikut nuk është me ta, jo sepse nuk e lejon klubi.

“Nga kjo ndeshje fituam pikën për shkak të Qeqa Krelanit, ajo më tha që kush duhet të luajë dhe ai që tha ajo bëri goli, ajo më sugjeroi. Gjithë të mirat për Qeqën, por është e rrezikshme. Unë pranoj këshilla nga çdokush në Kosovë edhe nga taksistët nga kushdo. Mentaliteti është ajo që është më e rëndësishmja”, tha Gliha pas ndeshjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.