
Në emisionin “Kampionët”, në Kanal10, duke diskutuar rreth lojës në futboll që sonte zhvilloi Shqipëria kundër Ishujve Faroe, komentatori Krenar Shala ka thënë se Shqipërinë nuk e ka ndjekur shumë por që e ka gëzuar shumë.
“Unë u pata hidhëru vite me parë me Shqipërinë kur merrke gola në momentin e fundit”, ka thënë Shala.
Ai tutje rikujtoi kohën kur ishte ngritur droni në Beograd në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.
“Ka qenë shumë historike droni, nuk dishim çka është, shqiptari e lëshoi dronin në Beograd, kam festuar si një fëmijë, kam pasur shumë emocione”, tha Shala.
Ai tutje tha që kësaj radhe Shqipëria ka fituar “si burrat”. /Gazeta10/