Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Zjarri në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, policia jep detaje

Gazeta10
21 November 2023 - 9:16

Një zjarr i madh e ka përfshirë Objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë sot në orët e para të mëngjesit.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e madh që përfshiu mëngjesin e sotëm Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas policisë, nga zjarri janë përfshirë dy zyre brenda objektit.

Foto: REL

Flora Ahmeti ka thënë se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

Foto: REL

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.