Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Alarmon Kurti: Sistemi raketor i Serbisë është kinez, ky është haptas agresion i dhunshëm ndaj Kosovës

Gazeta10
21 November 2023 - 19:40

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për sistemin raketor të cilin Serbia e posedon aktualisht.

Kryeministri Kurti tutje ka thënë se Serbia është furnizuar me armë kineze.

Një gjë e tillë, kryeministri vlerëson se është haptazi agresion i dhunshëm ndaj Kosovës.

“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës” ka shkruar Kurti në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.