Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Borrell përshëndet marrëveshjen Izrael-Hamas: Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve

Gazeta10
22 November 2023 - 8:35

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell e ka përshëndetur marrëveshjen në mes të Izrealit dhe Hamsit për lirimin e pengjeve.

Ai në një postim në platformën “X”, ka thënë se bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve.

“BE-ja mirëpret marrëveshjen për lirimin e 50 pengjeve nga Gaza për një pauzë të zgjatur në konflikt. Pas 7 javë vuajtjesh, më në fund ata do të bashkohen me familjet e tyre. Në bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të të gjitha pengjeve”, ka shkruar ai.

Tutje, Borrel tha se pauza humanitare duhet që të përdoret për të ofruar sa më shumë ndihma për civilët në Gaza.

“Pauza humanitare duhet të përdoret për të ofruar sa më shumë ndihma të nevojshme urgjente për civilët që durojnë luftën shkatërruese në Gaza. BE-ja do të bëjë pjesën e saj në ofrimin e ndihmës.”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.