Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, ky është rendi i ditës

Gazeta10
18 October 2026 - 23:56

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër, të hënën, duke filluar nga ora 11:00, për të diskutuar çështje që lidhen me punën e Kuvendit dhe seancën e ardhshme plenare.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite është propozimi i agjendës për seancën e radhës, si dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Komisioni do të përzgjedhë kandidatët për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë.

Gjatë mbledhjes pritet të shqyrtohet edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Pjesë e rendit të ditës janë gjithashtu miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë, shqyrtimi i procesverbalit nga seanca e fundit plenare, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.