
Deputetja britanike Alicia Kearns dhe njëherit Kryetarja e Komisionit parlamentar për punë të jashtme e Britanisë së Madhe, tha se Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Gjermania, Franca dhe Italia duhet të heqin sanksionet ndaj Kosovës dhe të largohen nga qasja e butë ndaj Serbisë.
“Perëndimi po tregon në Ballkan dështimin e të pasurit një shtyllë, dhe ne po tregojmë po ashtu që nuk kemi marrë mësimet nga përpjekjet për frenimin e Rusisë. Kemi pasur prioritetin e plotë se si të mos e shqetësonim apo acaronim Rusinë, në dëm të atyre që e rrethojnë. Pikërisht e njëjta gjë po ndodh këtu”.