
Në emisionin “Politiko” që transmetohet në Kanal10, po debatohet lidhur me rastin e fundit të grabitjes me armë ne Suharekë.
Gazetari Viktor Buzhala ka shprehur pakënaqësi lidhur me hetimet që ndërmerren nga institucionet e sigurisë për rastet e vjedhjeve.
“Sa janë efikase policia, hetuesia? Dorën në zemër nuk janë aq mirë që e kryejnë punën e tyre. Vetë kam qenë pre e disa vjedhjeve, jo shumë të mëdha. I kam lajmëruar po as nuk e kanë marrë mundin me hetuar diçka. Do të thotë Policia duhet t’i hetojë vjedhjet ne mënyrë që ato të mos ndodhin”, ka thënë Buzhala.
Ai ka folur për raste konkrete që thotë se i kanë ndodhur atij
“Hetimet në shumicën e rasteve e them me përgjegjësinë më të plotë janë sa për sy e faqe, ngase në bazë të përvojës personale që e kam pasur… disa herë më janë vjedh para kamerave, e as nuk e kanë marrë mundin me i shikuar kamerat. Po flasim për neglizhencë totale”, ka thënë Buzhala. /GAZETA10/