Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi e Szunyog flasin për zhvillimet e fundit politike në Kosovë

Gazeta10
22 November 2023 - 22:46

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi ne Facebook, ka bërë të ditur se ka takuar shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin sipas tij, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe perspektivën evropiane të shtetit tonë.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe perspektivën evropiane të shtetit tonë. Ambasadorit Szunyog i shpreha shqetësimin në lidhje me vazhdimin e masave të BE-së kundër Kosovës, të cilat po dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai tha se për PDK-në, Integrimi euro-atlantik është i paalternativë dhe rruga e vetme përpara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.