Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjoshi: Me këtë pushtet, janë rritur krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve

Gazeta10
22 November 2023 - 22:50

Pas incidentit që ndodhi sot në Prizren ku u hodh një bombë në treg dhe grabitjes që ndodhi në një argjendari, në Suharekë zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, tha se pushteti i tanishëm ka rritur krimin e organizuar dhe varfërinë e qytetarëve.

 “Në mëngjes hidhet bombë dore në treg, në mbrëmje banda të armatosura rëndë grabisin qytetarët e vendit. Rezultati, shumë qytetarë e disa policë të plagosur. Me këtë pushtet, vetëm dy gjëra janë rritur: Krimi i organizuar dhe varfëria e qytetarëve. Asnjëherë më pak siguri nuk ka pasur në Kosovë, sepse asnjëherë më pak shteti nuk ka qenë prezentë në jetën e përditshme”, shkroi Gjoshi.

“I sanksionuar nga jashtë – i dështuar nga brenda: ky është rezultati i Albin Kurtit si Kryeministër, nën udhëheqjen e së cilit banditët kanë marrë zemër e po lulëzojnë. Të paaftë!”, shtoi ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.