
Gjatë debatit në Kuvendin e Kosovës shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për mosmenaxhim të mirë në IML, raporton Gazeta10.
E replika vie edhe nga ministja Haxhiu e cila ju drejtua Tahirit që ‘me qenë si ti do të më kishte ardh turp më fol’.
Ministrja ju drejtohet Tahirit se derisa ai ishte ministër i Drejtësisë nuk kishte adresuar asnjë nga problemet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Keq ma ke lon Institutin e Mjekësisë Ligjore, keq ma ke lon Shërbimin Korrektues, që janë dy institucione të ndjeshme prandaj nëse ske bërë asgjë si ministër i drejtësisë të paktën mundesh me hështë ose nëse nuk hështë të paktën mos hedhë hi këtu para deputetëve”, tha ajo gjatë seancës plenare./Gazeta10