
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Kuvendi që të miratohet një rezolutë për anëtarësimin direkt në NATO.
Ai, në seancën e sotme të legjislativit, tha se situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon është serioze, andaj duhet t’i kërkohet ekzekutivit që më mos të tentohet anëtarësimi në Partneritetin për Paqe, por direkt në aleancën euro-atlantike.
Haradinaj nënvizoi se situatat e sigurisë mund ta befasojnë vendin, dhe ecja prapa zhvillimeve të sigurisë është e rrezikshme.