
Gazetari Bujar Vitija ka publikuar disa fotografi të mustaqeve të Adem Jasharit dhe gishtit të Isa Boletinit, për të cilat u raportua se janë ruajtur në zyrën e mjekut ligjor Arsim Gërxhaliut në Institutin e Mjekësisë Ligjore e të cilat dyshohet se janë djegur nga zjarri që përfshiu dy zyre të IML.
“Mustaqet dhe zylyfet e Adem Jasharit dhe kockat e gishtit të Isa Boletinit në fotografi nga Dr. Pleurat Sejdiu. Këto koleksione janë marrë dhe ruajtur nga mjeku ligjor Dr. Arsim Gerxhaliu në zyrën e tij në IML, e cila u dogj para dy ditësh. Dyshohet se zjarri i ka djegur edhe këto koleksione të çmueshme”, ka shkruar gazetari Vitija.
Ai më pas ka ndarë edhe një deklaratë të Gërxhaliut se si kishte marrë një pjesë të mustaqeve të Adem Jasharit.
