Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Çfarë paralajmëron Yll Limani? ‘Du ju shkatërroj’

Gazeta10
23 November 2023 - 19:26

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar.

 E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Para pak ditësh Ylli ka publikuar këngën e tij më të re, e cila është një bashkëpunim me Sidarta dhe Ramoon dhe titullohet “Spliti”.

Për këtë këngë Ylli është shprehur se është më e preferuara nga të gjitha realizimet në gjithë karrierën e tij. Ama duket se shumë shpejt artisti do të publikojë një tjetër projekt, i cili është përsëri një bashkëpunim me artisten Lira Blakaj.

Vetëm pak më parë Ylli ka postuar një foto të tij teksa ka treguar se po dëgjon këngën e tij të re, duka na zbuluar edhe titullin, i cili do të jetë “Nuk po ec”. Ama edhe na ka paralajmëruar se me këtë këngë do të na shkatërroj emocionalisht edhe pse në fakt jo për herë të parë.

sot duke dëgjuar “Nuk po ec” e duke u kënaqur ku e di se si kam për t’ju shkatërruar emocionalisht.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.