Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nushi: Ripërcaktimi i kufijve do të hapte mundësinë e bashkimit me Shqipërinë  

Gazeta10
23 November 2023 - 23:29

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate Nol Nushi, i ftuar në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin ka rikonfirmuar qëndrimin e PSD-së për bashkim me Shqipërinë.

Ai tha që ripërcaktimi i kufijve do të hapte mundësinë e bashkimit me Shqipërinë  ku qytetarët do të shprehnin vullnetin e tyre politik.

Sipas tij me ripërcaktimin e kufijve do të binte pakoja e Ahtisarit dhe do të bëhet një marrëveshje me Serbinë ku do të mund të vinte në pyetje edhe bashkimi me Shqipërinë.

“Kur të bëhet Asociacioni më shumë kanë me njoftë shtetet atë se Kosovën. Kina ka me e njoftë Asociacionin por jo Kosovën”, tha Nushi në Gallatë.

Kështu sipas tij ky Asociacioni ka me u lidhë me shtete që se njohin Kosovën dhe ka me e sfidu shtetësinë e Kosovës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.