
Kuvendi i Kosovës ka votuar dje pesë marrëveshje ndërkombëtare, pas disa muajsh përpjekje.
Këto marrëveshje u kaluar me ndihmë të deputetëve të LDK-së dhe AAK-së, si dhe grupit Multietnik.
Pas votimit të marrëveshjeve, Shefja e GrupitParlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se vlera totale e tyre është 311 milionë e 3 mijë e 92 euro.
Ajo ka falenderuar deputetët që kanë votuar këtomarrëveshje, derisa ka thënë se shpreson se së shpejti do të votohen edhe katër marrëveshjet e mbetura.
“Falenderoj deputetët e të gjitha grupeve parlamentare pjesëmarrëse dhe uroj zbatim të suksesshëm të pesë marrëveshjeve të miratuara dhem voti të shpejtë edhe të katër marrëveshjeve tjera!”, ka shkruar Kusari-Lila.