Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Ekonomisë së vendit secilin vit i shtohen mbi 1 miliard euro nga ndërmarrësit

Gazeta10
24 November 2023 - 11:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se bashkëpunimi mes sektorëve është i nevojshëm në mënyrë që të zhvillohet ekonomia e vendit, ku për këtë ai tha se do të kenë çdo herë mbështetjen e qeverisë.

Kurti në konferencën për dialogun publiko-privat që po mbahet me mbështetjen e Qeverisë zvicerane dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka theksuar se ekonomisë së vendit secilin vit i është shtuar mbi 1 miliard euro, për çka tha se kjo rritje padyshim është rezultat i ndërmarrësisë së sektorit privat.

“Konkurrencën dhe bashkëpunimin duam t’i shohim bashkë. I gjithë sektori privat e ka të garantuar aleatin dhe partnerin në mënyrë që ta ndihmojmë njëri tjetrin në këtë drejtim, të prodhojmë e të eksportojmë më shumë, të luftojmë informalitetin më shumë dhe të përforcojmë konkurrencën e vendit tonë. Ne duhet të jemi në këtë dialog edhe mirë të strukturuar në mënyrë që sfidat të definohen saktë, takimet tona mos të jenë biseda që përsëriten, për raportime për rezultatet e arritura. Ekonomisë së vendit i është shtuar mbi 1 miliard secilin vit”, tha Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.