Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamasi liron 12 tajlandezë jashtë marrëveshjes së armëpushimit

Gazeta10
24 November 2023 - 16:50

Kryeministri i Tajlandës, Srettha Thavisin, ka thënë se Hamasi ka liruar 12 pengje që mbanin nënshtetësinë tajlandeze, një aktivitet që u krye jashtë marrëveshjes së negociuar midis Hamasit dhe Izraelit, e cila përfshinte shkëmbimin e pengjeve izraelitë me të burgosurit palestinezë.

“Departamenti i Sigurisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme kanë konfirmuar se tashmë janë liruar 12 pengje tajlandeze. Zyrtarët e ambasadës janë në rrugë për t’i marrë. Emrat dhe detajet e tyre duhet t’i dimë së shpejti”, ka shkruar kryeministri në rrjetet sociale.

12 pengjet tajlandeze u kapën nga Hamasi më 7 tetor gjatë sulmit ndaj Izraelit, shkruan The Guardian.

Izraeli pret sot lirimin e 13 pengjeve izraelite, të cilët do të shkëmbehen me 39 të burgosur palestinezë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.