Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KRU “Prishtina” paralajmëron masa ndaj punëtorëve nëse vërtetohen shkeljet

Gazeta10
07 September 2022 - 19:39

Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10

Një banore e Prishtinës, ka akuzuar punëtorët e ujësjellësit KRU “Prishtina” për marrje të 100 euro për sanimin e një problemi në gypin e ujësjellësit. Sipas, Elmaze Sopjanit, kjo ka qenë mënyra e vetme për ta rregulluar problemin me të cilin ishte përballur. Në ujësjellës kanë paralajmëruar veprime, nëse vërtetohet se punëtorët e saj kanë marrë para për rregullimin e gypit, shkruan Kanal10.

Vendosja e gypit të ujësjellësit për kyçje, i kushtoi Elmaze Sopjanit hiç më pak se 100 euro.

Kjo shumë e parave u desh të shpenzohej për të ndërprerë rrjedhjen e ujit pranë dyerve të shtëpisë së saj.

Ajo thotë se kishte lajmëruar disa herë ujësjellësin, derisa punëtorët e ujësjellësit erdhën ta rregullonin problemin tek në ditën e martë.

Mirëpo, për sanimin e problemit, Elmazes iu desh t’ua jap 100 euro, punëtorëve të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Drejtori i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Sokol Xhafa nuk ka mohuar se tek kompania që drejton ndodhin raste të tilla, por ka paralajmëruar masa.

Xhafa ka bërë të ditur se deri më tani, kjo kompani ka pasur 18 raste, ku ndaj punëtorëve që kanë bërë shkelje, u janë shqiptuar dënime. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.