Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani: Dhuna ndaj grave dhe vajzave është kthyer në epidemi zemërthyese

Gazeta10
25 November 2023 - 22:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në “X”, duke folur për dhunën ndaj grave dhe vajzave, tha se kjo është kthyernë epidemi zemërthyese.

Osmani ka thënë se duhet punuar pa u lodhur së bashku, siç është shprehur ajo, drejt një bote pa frikë.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është kthyer në një epidemi zemërthyese që shkatërron jetë dhe shkatërron ëndrra. Ne duhet të jemi të palëkundur në angazhimin tonë për të garantuar drejtësi për viktimat dhe të punojmë pa u lodhur së bashku drejt një bote pa frikë, heshtje dhe diskriminim”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.