Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vazhdon greva në arsim, nxënësit në shtëpi                                                                

Gazeta10
07 September 2022 - 19:42

Raporti:Viola Korça/Kanal10

Është duke vazhduar greva arsim. Shumica e shkollave fillore e të mesme në Prishtinë po përkrahin thirrjen për mosmbajtje të mësimit. Derisa, mësimdhënësit kanë kërkuar që të arrihet një zgjidhje mes qeverisë dhe SBASHK-ut, pasi po dëmtohen më së shumti nxënësit. Grevistët kanë thënë se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave nga qeveria, shkruan Kanal10.

Tash e një javë nxënësit duhej ta fillonin procesin e rregullt mësimor, por një gjë të tillë ende nuk po mund ta bëjnë.

Grevën është duke e përkrahur edhe shkolla e mesme “Sami Frashëri” në Prishtinë.

Megjithëse për mësimdhënësen e këtij gjimnazi, Florie Sejdiu, mosvijimi i mësimit po i dëmton më së shumti nxënësit.

Procesi mësimor nuk po mbahet as në shkollën tjetër në kryeqytet, “Ahmet Gashi”.

Zëvendësdrejtori i kësaj shkolle, Haki Dili, ka thënë se deri më tani nuk ka pasur presione nga prindërit, derisa kërkoi zgjidhje nga qeveria dhe SBASHK-u.

Pavarësisht thirrjes së Ministrisë së Arsimit që të ndërpritet greva, SBASHK-u thotë se kjo nuk do të ndodhë pa u realizuar kërkesat e tyre.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës nga 25 gusht është në grevë. Në grevë janë edhe punëtorët tjerë të sektorit publik. Grevistët kërkojnë 100 euro për çdo muaj deri në miratimin e ligjit të pagave. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.