Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zbulohet shtatorja e Adem Demaçit në Podujevë (FOTO)

Gazeta10
26 November 2023 - 14:08

Është bërë zbulimi i shtatores së çështjes kombëtare, Adem Demaçit. Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi si dhe familja e Demaçit.

Kurti në fjalën e tij në zbulimin e shtatores ka thënë se kjo përmendore do të deklarojë para brezave një virtyt të dyfishtë të shoqërisë.

Ndërkaq, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se është i lumtur që Podujeva është qyteti i parë që, siç u shpreh, do ta ketë shtatoren e bacës Adem.

Kujtojmë se Adem Demaçi ishte veprimtar që luftoi për kauzën kombëtare dhe për angazhimin e tij politik, ai vuajti 28 vjet burgim në burgjet e Jugosllavisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.