Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Tottenhami shpërdoron mundësinë për t’iu afruar kreut

Gazeta10
26 Nëntor 2023 - 18:03

Tottenhami ka shpërdoruar mundësinë për t’iu afruar kreut të tabelës, pasi në ndeshjen e xhiros së 13-të të Premier Leagues, pësoi disfatë në shtëpi. 

Tottenhami të dielën u mposht nga Aston Villa me rezultatin 2:1, pavarësisht se ishte në epërsi nga minuta e 22-të. Argjentinasi Giovani Lo Celso shënoi për 1:0. 

Mysafirëve iu anulua një gol për pozitë jashtë loje fillimisht, por shënimi i Pau Torresit në minutën e shtatë shtesë në pjesën e parë, u pranua. 

Aston Villa më pas realizoi edhe një gol tjetër me Ollie Watkinsin, që ia siguroi skuadrës së tij pikët e plota. 

Aston Villa ka 28 pikë pas 13-të ndeshjeve. Tottenhami mbetet i pesti me 26 pikë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.