Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi me akuza të rënda ndaj Qeverisë Kurti: Ndau 78 milionë euro tenderë pa prokurim formal

Gazeta10
27 November 2023 - 10:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,  ka publikuar sot një video përmes së cilës ka treguar të gjeturat alarmante të raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën ku thuhet se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontrata të tenderëve me procedurë të negociuar pa prokurim formal në vlerë prej 78 milionë e 560 mijë euro.

“78 milionë e 560 mijë euro është shuma e tenderëve gjatë 1 viti, të cilën Qeveria dyshohet se ju ka dhënë miqve dhe të afërmve të tyre – përmes procedurave të negociuara, pa prokurim formal, duke e eliminuar konkurrencën. #Regres”, ka shkruar kreu i PDK-së Memli Krasniqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.