Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani dhe Kurti vizitojnë kazermën “Adem Jashari”

Gazeta10
27 Nëntor 2023 - 12:22

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti kanë arritur në kazermën “Adem Jashari” ku o mbahet ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ata janë duke vizituar ekspozimin e armëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Sot institucioni i sigurisë ka hapur dyert për qytetarët në mënyrë që të shohin pajisjet ushtarake.

“Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.