Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një pjesë e Prishtinës pa rrymë, ky është njoftimi i KEDS

Gazeta10
27 November 2023 - 13:52

Një pjesë e Prishtinës ka mbetur pa furnizim të energjisë elektrike.

Kështu bëri të ditur KEDS , me ç’rast bëri të ditur se kjo ka ndodhur “ndërrimit të transformatorëve rrymorë”.

KEDS ka treguar edhe lagjet ku është ndërprerë energjia elektrike.

“Punimet për ndërrimin e këtyre transformatorëve filluan në ora 13:00. Kjo shkyçje emergjente afekton pjesërisht konsumatorët që jetojnë në rrugët: Robert Doll, Pasko Vasha, Justiniani, Garibaldi, Tirana dhe Bill Clinton”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e tyre nuk tregohet saktë se kur do të rikthehet furnizimi me energji elektrike.

“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë të afektuar nga këto punime, për çka ju sigurojmë se furnizimi i rregullt me energji elektrike do t’u rikthehet brenda një afati sa më optimal”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.