
Avokati Xhevdet Smakiqi, gjatë emisionit Adresa në Kanal10, ka folur për Radio Policinë, duke e cilësuar atë si një tentativë shtetërore për ta orientuar publikun.
“Mendoj që është një tentativë qeveritare që ta orientojë publikun tek radio shtetërore që informacionin, kinse në mediat e lira dhe private, e paraqesin si jo të saktë”, ka thënë Smakiqi.
Ndërkohë, derisa diskutohej kjo çështje në emision, Smakiqi është parë duke shkruar diçka në një letër.
Deklaratën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme./Gazeta10