Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Radio Policia, nismë e re apo model i panevojshëm? Shala ngre dilema për funksionin e saj

Gazeta10
13 October 2026 - 23:24

Raportimet e fundit se Policia e Kosovës së shpejti mund të ketë emisionin e saj radiofonik kanë nxitur diskutime lidhur me nevojën, funksionin dhe rolin që do të kishte një medium i tillë në informimin e qytetarëve.

Lidhur me këtë çështje ka dhënë opinionin e tij edhe analisti Mentor Shala, i cili në Adresa ka ngritur pikëpyetje për praktikën e krijimit të një radioje policore, duke u thirrur në përvojat e vendeve demokratike.

Sipas Shalës, në vendet me demokraci të konsoliduar nuk ka hasur në modele të ngjashme, ku policia ka radion e saj. Ai rikujtoi gjithashtu se pas luftës në Kosovë ka funksionuar Radio KFOR-i, me misionin e uljes së tensioneve ndëretnike.

Megjithatë, sipas tij, pavarësisht këtij misioni, marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë vazhdojnë të mbeten të tensionuara, megjithatë sipas Shalës, kjo e Policisë meqense mund të kontrollohet nga Qeveria le pikëpyetje se si mund t shkoj puna e saj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.