Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti në Shqipëri për 28 nëntor, nuk përmend nëse do të takohet me Ramën

Gazeta10
27 Nëntor 2023 - 15:28

Kryeministri Albin Kurti, do të qëndrojë sot dhe nesër në Shqipëri për nder të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Kurti para gazetarëve tha se në qytetin e Vlorës do të bëjë homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit.

I pyetur se a do të ketë mbledhje të përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Kurti e ka pohuar një gjë të tillë.

“Sigurisht se do të kemi edhe mbledhje të qeverive në të ardhmen. Ndërkaq, unë sonte do të jem në Tiranë, për shkak se teatrot tona do të japin një shfaqje përmbyllëse me regji të Ilir Bokshit dhe njëkohësisht do të japin edhe çmimet përkatëse. Ndërkaq, nesër do të jem në Vlorë, ku do të bëjmë homazhe, nderim për panumër dëshmorë e heronj të cilët sakrifikuan që të jemi të lirë e të bashkuar. Deri më tani kemi 184 marrëveshje dhe nuk ka asnjë qeveri në Kosovën e pavarur e cila ka bërë më shumë marrëveshje dhe zbatim të tyre sesa kjo e jona për rreth 2/3 e mandatit”, ka thënë ai.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.