
Gazetari, Viktor Buzhala duke folur për identitetin dhe flamurin kombëtar nder të tjerash tha që Shqipëria duhet ta këtë një flamur tjetër si shtet, sepse kështu po na thehen emocionet, përpjekjet tona shekullore.
Ai tutje tha që Shqipëria është duke e përdorë në mënyrë të padrejtë flamurin kombëtar dhe se nuk ka bërë sa duhet për këtë flamur.
“Çka kanë bërë liderët e Shqipërisë?” Ka pyetur Buzhala duke thënë se Kosova është çliruar nga ne me ndihmën e NATO-s, ata nuk kanë luftuar.
“Ne jemi rritur me librat e tyre, ata na kanë inspiruar që ne të luftojmë, ka thënë Nexhmi Muqiqi nga organizata “Çamëria”, duke kundërshtuar zëshëm deklaratën e gazetarit, Viktor Buzhala. /Gazeta10/