Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Identifikohet i dyshuari që vodhi paratë e bamirësisë në një xhami në Gjilan, përfundon në Polici

Gazeta10
28 November 2023 - 10:44

Siguria publike në Kosovë po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet.  Ky fenomen mjaft shqetësues, po shkakton pasiguri e humbje të mëdha. Hajnat, herë të vetëm vetëm e herë në grup arrijnë të bëjnë kërdi në biznese, shtëpi, zyra, lokale e objekteve fetare gjithandej vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që ka ndodhur që ka ndodhur para disa ditësh në një xhami në rrugën “Nexhat Orana” në Gjilan , Policia ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer vjedhje.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është A. Kurtalani, 22-vjeçar, i cili përfundoi dje në stacion policor.

Ai po dyshohet se më 25 nëntor, ka depërtuar brenda xhamisë dhe nga kasaforta e bamirësisë ka vjedhur një shumë të parave të gatshme.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor për veprën penale “Vjedhje”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.