
Përplasje e ashpër ka ndodhur në emisionin “Gallatë me Arben Ahmetin”, në Kanal10, mes analistit Nexhmedin Spahiu dhe ish drejtorit të komunës së Skenderajt, Ramiz Shala, në lidhje me ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Spahiu ka thënë se sot prap e kanë telefonuar gazetarët në lidhje me deklaratat e tij për ditëlindjen e Komandantit.
Si tha që nuk ka rëndësi historike dallimi i datës sepse siç tha janë në pyetje 40 ditë.
“Në arkivat e Ministrovicës gjendet data 10 tetor”, tha Spahiu.
Ramiz Shala ka kundërshtuar ashpër deklaratat e Spahiut duke i thanë që nuk po i duket normal.
“Para katër vjete kur ke hanger molla të verdha prej Shqipërisë, të kam thirrë dhe e ke detyru ish kryetarin e komunës, i cili e ka pasur axhë Komandantin dhe ai e ka vertetur në zyret e gjendjes civile në Prekaz ditëlindjen e Komandantit”, tha Shala. /Gazeta10/