Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

79-vjetori i Çlirimit, krerët e Shqipërisë homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Gazeta10
29 November 2023 - 11:13

Presidenti Bajram Begaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit për 79-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtimi i Gjermanisë naziste.

Ata vendosën kurora me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përkulën në nderim dhe respekt të sakrificës së dëshmorëve në 79-vjetorin e çlirimit të vendit.

Këtë datë, politika e feston e ndarë pasi 29 Nëntori është festë vetëm për të majtën, ndërsa e djathta feston 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.

Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria ishte e pushtuar, fillimisht nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria u pushtua nga forcat gjermane.

Pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, qyteti i Shkodrës ishte i fundit që u çlirua.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.